Me fitoren e djeshme me rezultat 4:2 kundër skuadrës “ Tefik Çanga” nga Ferizaj, FC “ Prizreni” ka siguruar vendin e tretë në tabelën e klasifikimit të ligës së dytë të Kosovës në futboll. Prizrenasit, janë të lumtur me plasmanin dhe tashmë besojnë se organet kompetente do të vendosin që kjo skuadër nga sezoni i ri futbollistik 2024-2025 të jenë pjesë e ligës së parë, pas skandalit të fundit të kurdisjes së ndeshjeve midis Ulpianës së Lipjanit dhe Vllaznisë së Pozharanit, pasi ato janë larguar përfundimisht nga liga e parë.
Largimi i këtyre dy klubeve hap rrugën për tre klube nga liga e dytë të ngjiten në ligën e pare, sipas tri arsyeve:
Arsyeja 1: Kurdisja e lojës Ulpiana-Vllaznia ndikon në zhvillimin e garave vetëm në Grupin B.
Arsyeja 2: Gjatë vitit të kaluar, në tabelën e klasifikimit, Besa dhe Vitia kishin përfunduar të fundit në tabelën e ligës së dytë., ndërsa nga gara u largua Gjakova (për arsye të panjohura) dhe Vëllaznimi, i cili u bashkua me Klubin e Drenasit, duke lënë dy vende të lira në ligën e dytë. Federata i zëvendësoi këto vende duke inkuadruar dy ekipe nga liga e tretë: Deçanin dhe Podujevën.
Pavarësisht që dy vendet e lira mund të mbuloheshin me Besën dhe Vitinë, sipas vendimit te Federatës në ligë u futen dy ekipe nga liga e tretë.