Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në qytetin e Prizrenit ka filluar me mbulimin e fushave të tenisit, për ta shëndrruar në sport aktiv për çdo sezonë të vitit.
Ministri i MKRS, Hajrulla Çeku, po ashtu ka njoftuar se kjo nismë do të vazhdojë edhe në qytetet e tjera.
“Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal. Nisim me mbulimin e fushave të tenisit në Prizren, për të vazhduar edhe me qytetet tjera.
Në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës po investojmë për konsolidimin e kushteve infrastrukturore në tenis, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”, thuhet në shrkimin e Çekut.