Kryeministri, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, lidhur me “shpresën se Gjermania do të mbështesë aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës”.
Nga kjo bisedë, Kurti tha se ka rikonfirmuar edhe angazhimin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë.
“Në një telefonatë me kancelarin Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do të mbështesë aplikimin tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE.
Gjithashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë” – ka shkruar kryeministri Kurti në “X” më 29.04.2024.
/KALLXO.com/