Ditën e hënë, më 29.04.2024, në Sallën e Asamblesë më saktësisht në orën 13:00, në kuadër të Këshillit Publik-Privat dhe gjithashtu në kuadër të takimeve të Drejorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, janë ftuar të gjithë përfaqësuesit e bizneseve të komunës së Prizrenit, bëhet e ditur në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit.
Ky takim informues mbahet për të diskutuar rreth Hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe planifikimit të aktiviteteve.
“Këshilli Publik-Privat, i mbështetur nga Aktiviteti USAID-it për Qeverisjen e Pronës, shërben si një dëshmi e fuqisë transformuese të mekanizmave të qeverisjes bashkëpunuese në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit” thuhet në fund të këtij njoftimi.