Zyra për informim publik e DRP në Prizren, njofton se mesditën e sotme në Dragash, është plagosur një person, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa autori i kësaj vepre penale është arrestuar.
“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), pasi hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën me te cilën dyshohet se është përdor në ketë rast.
Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K. Q (Ish vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes te vajzës se tij dhe te dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktimës i është afruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe më pas i njëjti dërgohet në spitalin rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor.”, thuhet në njoftimin e DRP në Prizren.