Kompania e mirënjohur me pronarë vëllezërit Ibrahimi nga Prizreni “ Zgatar Electronics”, e cila ka lokalet e saj në Prizren, Prishtinë dhe Tiranë, ka triumfuar në një kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar me emrin “Canon CEE Partner Inspiration Days” që u urganizua në kryeqytetin e Gjeorgjisë,Tbilisi. Në këtë aktivitet, ku morën pjesë përfaqësues nga 25 shtete të Europës Qendrore dhe Lindore, “Zgatar Electronics” u shpall fitues për rritjen më të madhe në vitet 2022-2023! .
“Ky çmim është një vlerësim i jashtëzakonshëm për punën e palodhshme dhe përkushtimin e ekipit tonë! Faleminderit për angazhimin dhe pasionin tuaj në çdo hap të rrugës sonë drejt suksesit!
Duam të shprehim falënderimin tonë të thellë ndaj klientëve tanë të dashur, që janë burimi ynë më i madh i frymëzimit dhe motivimit! Pa mbështetjen dhe besimin tuaj në produktet dhe shërbimet tona, nuk do të ishte e mundur të arrinim këtë sukses të mrekullueshëm!” thonë pas marrjes së këtij Çmimi, pronarët e kësaj kompanie.