Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, në raportimin e saj gjashtë mujor për Kosovën në OKB , ka folur për agresionin në Banjskë duke kërkuar drejtësi.
Ajo deklaroi se do të vazhdoj ta thotë edhe në vazhdim që të dalin para drejtësisë përgjegjësit e agresionit të 24 shtatorit.
“Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë që është një incident shumë serioz i sigurisë. Kjo është edhe çështje gjyqësore, por edhe domosdoshmëri politike, në mënyrë që t’u ikim rasteve të tilla që më të mos përsëriten”, ka thënë Ziadeh.
Sipas shefes së UNMIK-ut, zgjidhja e problemeve që po ndodhin në Kosovë është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Thirrjet për themelimin e Asociacionit duhet të merren parasysh me këtë do të tejkalohen elementet e sigurisë për komunitetin serb që përfshin edhe çështjet e administrimit lokal. Implementimi i plotë i marrëveshjeve të dala nga dialogu është një prioritet i madh për t’iu ikur krizave që na kanë dalë, me rëndësi është që të dyja palët të jenë të angazhuara”, ka thënë Ziadeh.
/Tëvë1/