Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Ramadan Tarashaj, sot gjatë ditës ka vizitur fshatin Nashec, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë fshat dhe për të vlerësuar progresin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe ambientit të turizmit malor e rural.
“Kjo vizitë bëri të qartë që drejtimi ynë është i vendosur për të shndërruar Nashec në një destinacion tërheqës për turistët dhe për të përmirësuar jetën e komunitetit lokal”, ka thënë drejtori Tarashaj.