Ish-futbollisti prizrenas, Xhemajli Gashi, ka ndërruar jetë të dielën gjatë kohës kur gjendej për trajtim mjekësor në Turqi.
Ndarjen nga jeta të ish-futbollistit Gashi e ka bërë të ditur klubi futbollistik ”Liria”, në të cilën i ndjeri kishte zhvilluar karrierën e tij si futbollist në rininë e hershme. Ndërkaq, më pas ka vazhduar me Juniorët dhe ekipin e parë (Seniorë) të Progres-exportit, ku luajti me mjaftë sukses.
KF ”Liria” ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, ish lojtarët e gjeneratës dhe komunitetin sportiv në përgjithësi. Ndërkaq, lidhur me varrimin e të ndjerit, kanë thënë se do të njoftojnë opinionin në ndërkohë.
Njoftimi i plotë:
”Ndërron jetë Xhemajli Gashi
I ndjeri u nda nga jeta sot, në kohën ku ishte për trajtim mjeksor në Turqi.
Opinioni sportiv në Prizren, do ta mbajë mend, si një ish futbollist që ka bërë karrierë në rininë e hershme në FC Liria.
Ndërkaq, më pas ka vazhduar me Juniorët dhe ekipin e parë (Seniorë) të Progres-exportit, ku luajti me mjaftë sukses.
I ndjeri është vëllau i ish drejtorit të FC Liria, Enis Gashi.
Opinioni lidhur me varrimin, do të njoftohet në ndërkohë.
FC Liria , ngushëllon familjen e të ndjerit, ish lojtarët e gjeneratës dhe komunitetin sportiv në përgjithësi.
Me shumë respekt,
FC Liria”, shkruan KF ”Liria” në Facebook./TVPrizreni/