Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk e pengon asnjë kundërkandidat në zgjedhje me kushtin që nuk ka problem me ligjin.
“Dëshiroj që jem në garë me njerëz që nuk kanë probleme me ligjin. Kushdo që i plotëson këto kushte elementare pres të ballafaqohem me të gjithë për të gjitha fushat: ekonomi, shëndetësi, arsim..”, është shprehur Hoti.
“Ata që kanë probleme me ligj nuk është dashtë të mbajnë poste publike. Nëse e shihni vendimin e Gjykatës Kushtetuese e shihni se kryeministri paraprak nuk ka pasë të drejtë të jetë as deputet as kryeministër”.