OJQ “ Ec Ma Ndryshe”, përmes një njoftimi në faqen e saj, bën të ditur se në fundjavë është organizuar një aksion për pastrimin e shtigjeve të ecjes në shtigjet drejt Kalasë së Prizrenit dhe në afërsi të shtarit të Lumbardhit.
“Në bashkëpunim me të angazhuarit dhe vullnetarët e Këndit Amerikan në Prizren gjatë fundjavës është organizuar aksion pastrimi në shtigjet e ecjes drejt Kalasë së Prizrenit dhe në afërsi të shtratit të Lumbardhit.
Ky aksion shërben për ndërgjegjësim, me qëllim që hapësirat publike të mbahen të pastra dhe më të sigurta për shëndetin e njeriut. Duke qenë se këto hapësira janë mjaft të frekuentuara nga vizitorët dhe qytetarët është e nevojshme krijimi i një mjedisi të pastër dhe një imazhi më të mirë të qytetit.
Pjesëmarrësit në këtë aksion kanë pastruar këto hapësira duke mbledhur një sasi të madhe të mbeturinave dhe duke e përcjellë mesazhin se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore e gjeneratave të reja dhe shoqërisë në tërësi.”, thuhet në fund të këtij njoftimi.