Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave ”Ekoregjioni” në Prizren ka njoftuar qytetarët se për nder të festës së Fitër Bajramit, nuk do të ofrohen shërbimet për grumbullimin e mbeturinave sipas planit dinamik të shërbimit në datën 10.04.2024.
Nga KRMM ”Ekoregjioni kanë bërë të ditur se grumbullimi i mbeturinave do të kryhet të shtunën më datë 13.04.2024.
Ky ndryshim i planit, sipas tyre, do të vlejë vetëm për festën e Fitër Bajramit, ndërkaq nga java e ardhshme shërbimi do të vazhdojë sipas planit dinamik të shërbimit./TVPrizreni/