Home LAJME Stacioni policor në Prizren prezanton aktivitetet e Planit Operativ  “Këmbësorët”

Stacioni policor në Prizren prezanton aktivitetet e Planit Operativ  “Këmbësorët”

0
Stacioni policor në Prizren prezanton aktivitetet e Planit Operativ  “Këmbësorët”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacioni policor “ Prizren”, përmes zyrës për informim publik njofton se  ka realizuar objektivat lidhur me implementimin e Planin Operativ  “Këmbësorët 26.02.2024-31.032024”, duke punuar me profesionalizëm në rregullimin dhe kontrollimin e komunikacionit ne  parandalimin e aksidenteve, qoftë përmes planeve operative  si  dhe përmes informatave që pranon nga qytetarët e vendit  për kundërvajtës të ndryshëm në rrugë. Veprimet ligjore për shkelje të ligjit të komunikacionit janë duke vazhduar intensivisht  në qytetin  Prizrenit dhe nga data 26.02.2024 deri më datë 31.03.2024 nga njësitet policore janë shqiptuar gjithsejtë 119 -Vendime :

•51-Vendime – Ndaj Këmbësorëve  që nuk kane respektuar rregullat e komunikacionit respektivisht e kalojnë rrugën në vendet ku nuk është e lejuar kalimi;

•68-Vendime –Ndaj  shoferëve për mos dhënien e përparësi këmbësorit i cili është në vendkalim ose hyn në të.

Me këtë rast, Policia apelon të qytetarët që të kenë kujdesin maksimal gjatë qarkullimit në rrugë, duke kërkuar nga ta që të respektojnë ligjin, rregullat dhe shenjat e komunikacionit ne rrugë me qellim te krijimit te një ambienti te sigurt për te gjithë, thuhet në fund të kësaj komunikate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here