Sot, më 3 prill ka hyr në fuqi Ligji i ri për trafikun rrugor, ligj ky që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion.
U.d i komandantit të trafikut rrugor të DRP në Prizren, Arben Elshani flet për rëndësiënë që ka ligji në fjalë, sfidat që do të kenë zyrtarët policorë në monitorimin e implementimit të këtij ligji, dhe ngritjes së nivelit të përgjithshëm të sigurisë në trafik.
Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë.Gjoba janë paraparë edhe për këmbësorët që nuk kalojnë në vendkalimin e dedikuar për ta, ndërkaq me ligj është rregulluar edhe çështja e përdorimit të trotinetëve elektrikë.