Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, e ka përkrahur nominimin e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi lidhur me nominimin e Bedri Hamzës për kandidat për Kryeministër.
Totaj gjithashtu ka thënë se si nënkryetarit të PDK-së, unë rikonfirmoj gatishmërinë time dhe të strukturave të PDK-së së Prizrenit për të dhënë kontributin maximal përkrahës për kandidatin tonë për Kryeministër.
“Komplimente për lidershipin e treguar nga ana e kryetarit të PDK-së, z. Memlil Krasniqi lidhur me nominimin e z. Bedri Hamza për kandidat për Kryeministër.
I emruar sot, tashmë nga posti i nënkryetarit të PDK-së, unë rikonfirmoj gatishmërinë time dhe të strukturave të PDK-së së Prizrenit për të dhënë kontributin maximal përkrahës për kandidatin tonë për Kryeministër.
Kandidatura e z. Hamza është me gjasa serioze për të qenë e suksesshme.
Ne nuk i limitojmë sfidat, ne i sfidojmë limitet!”, shkruan Totaj.