Në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit, është bërë e ditur se e ka përfunduar procesi për zgjedhjen e këshillave lokale, ndërsa njoftohet se mbrëmë ka filluar zgjedhja për lagjet urbane.
Këto të fundit synojnë t’i fuqizojnë qytetarët duke u mundësuar atyre të marrin pjesë aktive në proceset vendimmarrëse, që ndikojnë drejtpërdrejt në komunitetet e tyre, thuhet në njoftimin e komunës se Prizrenit.