Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ditën e premte priti në takim pronarin e kompanisë ndërtuese në Zvicër “Lika Group”, Esat Likaj, të cilin e shoqëruan edhe disa biznismenë vendës , që shprehën interesimin për investime, në vazhdën e zhvillimit të komunës së Prizrenit.
Totaj u zotua se komuna e Prizrenit do t’i mbështes iniciativat e këtilla të biznismenëve shqiptarë nga diaspora, duke qenë partnerë në përpjekje për zhvillim, ku do të përfitonin qytetarët.
“Është kënaqësi të takosh shqiptarë të këtij kalibri, që me punën e tyre cilësore kanë lënë gjurmë në shumë shtete e vende të njohura evropiane dhe jo vetëm” shkruan ai.