Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka uruar muajin e Ramazanit për besimtarët myslimanë.
Përmes një postimi në platformën X, Hovenieri ka thënë se shpreson që ky muaj të sjellë paqe dhe begati.
“Me rastin e Ramazanit, ju uroj të gjithëve që e kremtojnë muajin e shenjtë në Kosovë dhe në mbarë botën. Uroj që ky muaj t’ju sjellë dritë, paqe dhe begati”, ka shkruar ai./KOHA/
On the occasion of Ramadan, I extend warm wishes to all observing the holy month in Kosovo and around the world. May this month bring you light, peace, and prosperity. #RamadanKareem pic.twitter.com/IQm4jbANyC
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 10, 2024