Home LAJME Kryeministri Kurti takohet antropologen, Janet Reineck, flasin për trashëgiminë kulturore

Kryeministri Kurti takohet antropologen, Janet Reineck, flasin për trashëgiminë kulturore

0
Kryeministri Kurti takohet antropologen, Janet Reineck, flasin për trashëgiminë kulturore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim antropologen 70 vjeçare, Janet Reineck e cila nga viti 1980 i shekullit të kaluar, është dashuruar me Kosovën.

“Znj. Reineck, një antropologe e njohur dhe mike e madhe e Kosovës, është një figurë e rëndësishme në hulumtimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të trojeve tona”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në takim u bisedua për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, sfidat dhe potencialin e turizmit rural në vendin tonë.
Gjithashtu, diskutuan për rëndësinë e unitetit të popullit në shtetndërtim, dhe rolin e të rinjve në këtë drejtim.

“Kryeministri Kurti, duke falënderuar znj. Reineck për punën dhe kontributin e saj për Kosovën, u shpreh i gatshëm për mundësi të bashkëpunimit më të afërt në të ardhmen. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, synohet të përforcohet promovimi i trashëgimisë kulturore dhe të avancohet turizmi rural në Kosovë”, mbaron komunikata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here