Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka kërkuar hapjes e degës së gjuhës shqipe në Preshevë.
Për këtë ai ka dorëzuar shkresë në Universitetin e Beogradit dhe Ministrinë e Arsimit të Serbisë.
Lutfiu ka thënë se ka kërkuar edhe takim. Ai ka thënë se hapja e kësaj dege përbën interes edhe për qytetet e rajonit të cilat janë afër Preshevës e që nuk e kanë këtë.
“Sot përmes një shkrese iu drejtova Universitetit të Beogradit-Fakultetit Filologjik, Katedrës së Albanologjisë, për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë. Me kërkesë të njëjtë iu drejtova dhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Përveç kësaj kërkova edhe takim për t’i konkretizuar gjërat. Kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë”, ka shkruar ai në Facebook.