Bashkimit Evropian i është bërë thirrje të ndryshojë qasjen si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, pasi dështimi në këtë drejtim do të ndikonte në kredibilitetin e bllokut.
Thirrja është përfshirë në një rezolutë të Parlamentit Evropian, të votuar të enjten, ku u bë thirrje edhe për heqjen e masave ndaj Kosovës si dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë të sulmuesve në Banjskë.