Sot janë bërë tre muaj që nga vrasja e Liridona Ademajt.
Vëllai i saj, Leonardi shpreson që drejtësia nuk do të vonojë, pasi siç thotë ai dhimbja e tyre vetëm sa po shtohet.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se po ndjekin edhe gjykimet e vrasjeve të vajzave tjera që janë bërë, e që po shkojnë në rigjykim dhe siç thotë ai dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht.
“Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të thellë po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht.
Ne bashkëndjejme me të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Shpresojmë që rasti i Liridonës dhe rastet tjera do të gjykohen shpejtë dhe pa gabime.” ka shkruar Leonard Ademaj.