Përmes një komunikate, KRU ” Hidroregjioni jugor”, njofton konsumatorët e vet se nga dita e sotme ka hapur qendën e thirrjeve pa pagesë 24 orë, për shërbime të ndryshme dhe informacioneve që shprehin interesim konsumatorët.
” Konsumatorë të nderuar, nga sot është funksionalizuar
QENDRA E THIRRJEVE
Qendra e Thirrjeve punon pa ndërprerë 24 orë në ditë.
Numri kontaktues PA PAGESË është 0800 44 000 , në këtë Qendër mund të kërkoni informacione edhe nëpërmjet postës elektronike në adresën [email protected] apo përmes web-faqes www.hidroregjioni-jugor.com
Përmes thirrjeve në këtë Qendër mund të informoheni për:
• – Borxhin tuaj
• – Faturën mujore
• – Orarin e punimeve në rrjet
• – Procedurën e shërbimeve
• – Aplikacionin FATURA ONLINE.
Po ashtu mund të paraqitni:
• – Denoncim
• – Prishje dhe
• – Ndonjë informatë tjetër.”, thuhet në fund të kësaj komunikate.