Drejtoria e IAAP “ Ymer Prizreni”, njoftojnë se gjatë ditës së sotme, kanë pritur në vizitë drejtues, mësimdhënës dhe nxënës të shkollës profesionale “Ndre Mjeda” nga Bushati i Shkodrës.
“Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi në mes shkollave si motra dhe shkëmbimi i përvojave tona.Nxënësit dhe mësimdhënësit patën mundësinë që të vizitojnë të gjitha klasat, kabinetet dhe laboratorët në shkollën tonë dhe realizimin e punës praktike në ambientet e shkollës.
Shkollën “Ndre Mjeda” e falënderojmë për përzgjedhjen dhe vizitën si dhe i urojmë shumë suksese për bashkëpunim të vazhdueshëm.”, thuhet në fund të këtij njoftimi nga IAAP “ Ymer Prizreni”.