Mihrije Bekolli, 86 vjeçare, e cila është nëna e hoxhës dhe veteranit të UÇK-së , Fetah ef. Bekolli, ka dhuruar 97 palë çorapë të leshtë, që vetë i ka punuar.
Ajo përmes djalit të tij Fetahit, i cili njihet edhe si pajtimtar i pandalshëm i gjaqeve dhe ngatrresve ia dhuroi Bashkësisë Islame në Prizren, të cilat ia dedikoi profesorëve të Medresesë dhe disa nxënësve konviktor.
Këtë iniciativë të nënëlokës e cila edhe në moshë të shtyrë, duket simbolike por me një peshë të madhe, është mirëpritur me ngrohtësi nga kryeimami i KBI në Prizren, Orhan Bislimaj, i cili me këtë rast i uroj shëndet dhe pleqëri të rehatshme, shkruan TV Prizreni.
“Mihrije Bekolli 86 vjeçare, nëna e hoxhës dhe veprimtarit Fetah ef. Bekolli, na dhuroi 97 palë çorapë të leshtë, që vetë i ka punuar. Hallall i qoftë!
Na erdhi shumë mirë për këtë nder, që na bëri neve Bashkësisë Islame, profesorëve të Medresesë dhe disa nxënësve konviktor.
Zot i Madhërishëm shpërblejë me shëndet të mirë e pleqëri të rehatshme!
Për mua, dimri mbaroi”, ka thënë me këtë rast kryeimami, Bislimaj.
Mihrije Bekolli 86 vjeçare, nëna e hoxhës dhe veprimtarit Fetah ef. Bekolli, na dhuroi 97 palë çorapë të leshtë, që vetë…
Posted by Orhan Bislimaj on Tuesday, 26 January 2021