Presidenti amerikan Joe Biden i ka shkruar letër homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Në letrën në të cilën ia uron Ditën e Shtetësisë së Serbisë, Biden ia ka përmendur Vuçiqit edhe Kosovën.
“Në emër të popullit të SHBA-së ju dërgoj urimet më të mira për ju dhe popullin serb me rastin e festimit të Ditës së Shtetësisë më 15 Shkurt”, ka shkruar presidenti i SHBA-së në mesazhin e urimit dhe thekson se “ SHBA-ja vlerëson mbështetjen që Serbia i dha Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial kur u përball me pushtimin brutal të Rusisë”.
“SHBA-ja mbështet fuqishëm rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Serbinë të forcojë institucionet e saj demokratike drejt përmbushjes së këtij qëllimi.” Ndërtimi i një Ballkani Perëndimor më të suksesshëm dhe më të qëndrueshëm është në interes të SHBA-së dhe Serbisë, dhe gjatë vitit të ardhshëm pres me padurim avancimin e këtij qëllimi duke forcuar sigurinë energjetike rajonale dhe duke zgjeruar lidhjet tona ekonomike”, shtoi Biden, raporton N1.
“Forcat tona të armatosura vazhdojnë të shërbejnë krah për krah në Sinai, duke avancuar paqen dhe sigurinë rajonale”. “Pjesëmarrja e Serbisë në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ishte gjithashtu vendimtare për mbështetjen e stabilitetit në pjesë të tjera të botës”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentit amerikan.
Biden shtoi në letër se “inkurajon Serbinë që të vazhdojë me progresin e arritur të vitit të kaluar në Dialogun me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian”.
“Marrëveshja për normalizim dhe zbatim paraqet hapa kyç drejt një të ardhmeje më paqësore dhe më të suksesshme për Serbinë, rajonin dhe Evropën”, thuhet mes tjerash në letrën e presidentit amerikan në adresë të atij serb,