Përmes një njoftimi për media Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, ka bërë të ditur se sot, kryetari i AAK-së, Besnik Krasniqi së bashku me kuvendarërt Bajram Kastrati dhe Agim Muqajn, kanë pritur në zyret e AAK-së, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashin dhe dhe shefin e grupit të kuvendarëve Karanfil Haxhillari, ku kanë diskuatuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike në Kuvendin e Prizrenit.
Përmes këtyre bashkëpunimeve opozita në Prizren, thotë se po ndërtojmë një opsion real për qeverisjen, që garanton sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët e komunës së Prizrenit.
Njoftimi i plotë nga AAK:
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren z.Besnik Krasniqi, së bashku me asambleistët nga rradhët e AAK-së dega në Prizren z.Bajram Kastrati dhe z.Agim Muqaj, ka pritur sot në takim kreun e lëvizjes Vetëvendosje dega në Prizren z.Artan Abrashi dhe shefin e grupit të asambleistëve z.Karanfil Haxhillari, lidhur me ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike në asamblenë komunale të komunës së Prizrenit.
Duke mos dashur që Prizreni të bllokohet për shkak të mos funksionimit të asamblesë komunale dhe duke pasur parasysh nevojën për ndaljen arrogancës në qeverisje ku kërkesat e asambleistëve nuk merren parasysh porse shfrytëzohen vetëm si mekanizëm votues, kemi parë të rrugës të kemi këtë takim lidhur me koordinimin e veprimeve opozitare në kuadër të asamblesë komunale të Prizrenit, në të mirë të qytetarëve të komunës së Prizrenit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Prizren, shpreson që në bashkëpunim me subjektet politike në asamblenë komunale të Prizrenit, të ndërtoj një opsion real për qeverisjen, që garanton sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët e komunës së Prizrenit.