Shoqata e Zejëtarëve dhe Biznismenëve “Esnaf” në Prizren, ka bërë të ditur se pesë mjek nga Prizreni, po ndjekin tarjnimin në Universitetin “Samsun Ondokuz Mayıs” në Turqi.
“Në projektin tonë, në 2 vitet e fundit kanë përfituar më shumë se 40 mjekë kurse.Aktualisht janë duke u trajnuar 5 mjekë.
Me këtë rast dëshirojmë të shprehim falenderimet tona Universitetit “Ondokuz Mayis” të Samsunit, për ofrimin e kësaj mundësie të rëndësisë së veçantë për vendin tonë.
Mjekëve tanë, Dr. Albatrit Imeri, Dr. Albulena Beqaj, Dr. Besart Kryeziu, Dr. Nida Broja Gurguri dhe Dr. Visar Gurgur, që momentalisht janë duke vijuar trajnimin iu dëshirojmë shumë suksese në aftësimin profesional, thuhet nga Shoqata “ESNAF.
Ndryshe profesionistët e shëndetit në këtë trajnim mësojnë teknologji dhe metoda të reja në lidhje me mundësitë e fundit në fushën e mjeksisë.