Pasditen e sotme ka shpërthyer një zjarr në afërsi të fshatit Pllanjan. Ekipiet e zjarrëfikësve kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe ende janë duke bërë përpjekje për ta shuar zjarrin.
Drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri në komunën e Prizrenit, Ramize Sinanaj Shala, ka thënë se ekipet e zjarrfikësve janë në teren për shuarjen e zjarreve pavarësisht se tereni është shumë i rrezikshëm.
Kërkoj bashkëpunim nga qytetarët që të na ndihmojnë në zbardhjen e rastit pasi që është e pamundur të ndizen malet në këto temperatura të ulëta dhe është evidente që zjarri është vënë qëllimshëm, ka thë drejtoresha Sinanaj Shala.