Zyra e Komisionerit për Gjuhët (KPJ) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), çdo vit ndan çmimet për “Praktikat më të mira në Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”. Deri në vitin e kaluar, këto dy institucione kanë ndarë çmime për Institucionet lokale dhe qendrore, agjencitë si dhe ndërmarrjet publike. Ndërkaq, për vitin 2023, juria ka vendosur t’I ndajë çmimin edhe, OJQ “Nevo Koncepti” së bashku me partnerët e saj “Durmish Asllano”, “ROMTEGRA” dhe akterë tjerë relevant.
“Ju keni punuar që gjuha rome të jetë gjuhë në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit dhe keni qenë vetëdije kolektive për komunitetin e juaj rom. Njëkohësisht Zyra jonë ju ka mbështetur në çdo hap të kësaj iniciative dhe së bashku do të përpiqemi që të përmirësojmë zbatimin e këtij Ligji. Ju përgëzojmë për këtë arritje dhe shpresojmë që ky çmim të jetë një nxitje për ju që të vazhdoni me punë të mire.”, thuhet në motivacionin e dhurimit të çmimit për këtë organizatë. Ndarja e këyre çmimeve është bërë ditën e sotme në Prishtinë, në një aktivitet të organizuar nga KPJ dhe OSBE.