Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tregoi arsyen e bojkotit të fjalimit vjetor të presidentes, Vjosa Osmani në Kuvend.
“Kemi prit nga presidentja që të mban qëndrim unifikues edhe qëndrim në interes vendit, dhe jo të Kurtit dhe Qeverisë. Për fat të keq nuk kemi parë fare rolin e institucionit të Presidentit, më shumë e shohim si shërbim të Kurtit”, tha Haradinaj, raporton Tv21.
Ai tha se kjo simbolika e bojkotit të Presidentes është ngjashëm si “bojkoti që i bën ajo për buxhetin ku janë diskriminuar shumë rajone”.