Nën organizimin e organizatës “Youth for Education in Society” (YES), për herë të parë është mbajtur të mërkuren takimi i infermierëve të QKMF-së dhe AMF- ve të Prizrenit me kretarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.
Kryetari Totaj me vëmendje të veçantë ka dëgjuar nevojat emergjente të këtij komuniteti shumë me vlerë dhe ka premtuar se do ti ketë prioritet në muajt në vazhdim.
Njoftimi i plotë nga OJQ “YES”:
Për herë të parë në Prizren u dëgjua zëri i infermierëve dhe infermiereve të Prizrenit përmes një aktiviteti të organizuar në Restoran OK, me qëllim të përmirësimit të shërbimit të urgjencës dhe shërbimit shtëpiak.
Në këtë takim prezent ishin edhe mjekët e këtij shërbimi dhe kryenifermierja dhe infermiret dhe infermierët e QKMF-së dhe AMF- ve të Prizrenit dhe kryetarit të Komunës Shaqit Totaj.
Kryetari Totaj me vëmendje të veçantë ka dëgjuar nevojat emergjente të këtij komuniteti shumë me vlerë dhe ka premtuar se do ti ketë prioritet në muajt në vazhdim.
Ky takim u organizua nga OJQ YES.
Falmenderit dr Arbnor Uka, kryeinfermieres Vjollca Zyrapi, Doktorëve, infermiereve dhe infermirëve prezent në këtë takim.