Edhe këtë vit shumë nxënës kanë braktisur shkollat në vendin tonë, ku bashkë me familjet ua kanë mësyrë vendeve të perëndimit për një jetë më të mirë.
Thuajse çdo muaj, mësuesit përcjellin nxënësit e një karrige në klasë mbetet bosh.
E sot, i emocionuar mbeti drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren, Rrahim Bekteshi, ku tre nxënës po nga e njejta familje kërkuan fletëtransferet pasi ata tani po bashkohen me babain e tyre i cili jeton dhe vepron në Belgjikë.
Drejtori Bekteshi thotë se ishin nxënës të shkëlqyeshëm ku me këtë rast realizova një foto lamtumirëse që të mbetët në kujtesën e kohës… se dikur këta ishin nxënës të shkollës sonë.
“Një foto emocionale për mua.. kjo foto jep mesazhin se Kosova po zbrazet dita më ditë.
Këta nxënës janë të SHFMU “Emin Duraku” nga Prizreni :
1.Lian Kryeziu II-2
2.Elisa Kryeziu IV-3
3.Yllka Kryeziu VII-2
Sot erdhën për të marrë fletëtransferet pasi ata tani po i bashkangjiten të atit të tyre me qëndrim dhe punësim në Belgjikë.
U emocionova dhe vendosa të realizojë një foto lamtumirëse me këta nxënës të shkëlqyeshëm që të mbetët në kujtesën e kohës… se dikur këta ishin nxënës të shkollës sonë. Nuk e kam imagjinuar kurrë një gjendje të këtill.
U përshëndeta me këta nxënës dhe i dhash një porosi të qartë:
Mos e harroni Kosovën!”, ka shkruar drejtori Bekteshi./tvprizreni/