Çështja e Asociacionit pritet që të vë përballë në një takim presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe liderët e opozitës.
Në një përgjigje për lajmi.net Bekim Kupina-Këshilltar për Media në Presidencë ka thënë se për takimin midis Osmanit dhe Opozitës do të njoftoheni me kohë.
‘’Për datën e takimeve të Presidentes Osmani me opozitën, ju njoftojmë së shpejti’’, ka thënë Kupina.
Theksojmë se liderët e opozitës ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje nësë do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Osmani.