Ambasadori i Gjermaisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për nënshkrimin e kontratës për komerciale ndërmjet kompanisë energjetike të Kosovës KEDS dhe kompanisë, Elektrosever.
Ambasadori, Rohe e quajti këtë lajm të mirë dhe ka kërkuar zbatim të menjëhershëm dhe pa vonesa.
“Vërtet lajm i mirë: tani kemi nevojë për zbatim të qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme!”, shkroi Rohde në rrjetin “X”.
BE-ja me anë të një komunikate e ka quajtur këtë si një hap të rëndësishëm për zbatimin e plotë të Udhërrëfyesit për Energjinë.
“Lidhja e kësaj kontrate nënkupton që Elektrosever do të fillojë furnizimin me energji elektrike për katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Kjo do t’i japë fund praktikës aktuale të parregulluar”.