Policia e Kosovës ka njoftuar se tri vetura janë vjedhur të dielën, dy prej tyre në Ferizaj e një në Lipjan
Sipas njoftimit, persona të panjohur kanë thyer dhe demoluar shtëpinë e një personi, duke i vjedhur veturën dhe një pistoletë që e kishte me leje.
Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.
Ndërsa, në rrugën “Gjon Serreqi”, një person ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura. Policia njoftoi se i ka ndërmarrë veprimet policore.
E në fshatin Smallushë të Lipjanit, një person njoftoi se i është vjedhur vetura.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhë vetura me targa vendore. Lidhur me rastin, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.