Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Sh.T. Eric Dietz.
Njoftimi i plotë:
Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Sh.T. Eric Dietz, me të cilin diskutuan për fuqizimin e marrëdhënieve tona në të gjitha sferat, që do të ndikonin në zhvillimin e jetës kulturore, sportive, arsimore dhe biznesore në Komunën e Prizrenit.
Me theks të veçantë biseduan për zhvillimin ekonomik duke u fokusuar në trajnimin e të rinjve për tregun aktual të punës dhe ecjen në hap me teknologjinë informative.
Gjithashtu, shtjelluan mundësinë e shkëmbimit të artistëve në festivale të të dyja shteteve që do ta ngrinin nivelin artistik në nivele të larta.