Komuna e Prizrenit ka njoftuar janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e QKMF-së së re, në ambientet e ish kampit të KFOR-it (Innovation and Training Park – ITP) në Prizren.
Njoftimi i plotë:
Me dinamikë të paraparë janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e QKMF-së së re, në ambientet e ish kampit të KFOR-it (Innovation and Training Park – ITP) në Prizren.
Ky projekt planifikohet të përfundojë vitin e ardhshëm dhe pritet të јetë modern si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe në atë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Objekti, me rreth 1.500 metra katrorë hapësirë, do ofrojë shërbime cilësore mjekësore dhe hapësirë të mjaftueshme parkimi për pacientët.