Qytetarë të shumtë janë mbledhur të martën mbrëma në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të protestuar kundër vrasjes së grave në Kosovë. Protesta ka nisur në orë 18:00 ndërsa protestuesit po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime të ndryshe duke kërkuar drejtësi për Liridona Ademajn, gruan e cila u vra ditë më parë në Prishtinë.
Protesta u organizua nga Mendim dhe Veprim Feminist me kërkesën që femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare. E për Liridona Ademajn janë ndezur qirinj nga qytetarë të komunave të ndryshme të vendit.