Sot, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryetari Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, drejtoresha DKA-së, Luljeta Veselaj – Gutaj, deputetë dhe kuvendarë vendosën gurthemelin e çerdhës së re publike në lagjen “Dardania” në Prizren.
Nagavci ka thënë se kushtet që do të ofrohen aty janë sipas standardeve dhe se shumë shpejtë do të vihen në funksion edhe dy çerdhe të tjera.
“Bashkë me kryetarin e komunës së Prizrenit Shaqir Totaj si edhe me disa deputetë të Prizrenit jemi bashke në lagjen ‘Dardani’ këtu në Prizren, po ne vendosjen e gurthemelit të çerdhes që pritet të akomodojë 140 fëmijën në këtë lagje dhe është një investim mbi 723 mijë euro e është një çerdhe në 2 mijë metra hapësirës”, ka thën ministrja Ngavci.
Kjo çerdhe moderne do të ketë hapësirë prej 2000 m2. Objekti përveç hapësirave administrative, hollit qendror, hapësirave teknike dhe nyjeve sanitare do të ketë edhe 10 klasë për fëmijë. Vlera totale e këtij projekti është 743.264 euro!
Sipas LVV-së, ky është projekt i zotuar nga Lëvizja Vetëvendosje – Prizren për qytetarët e lagjes “Dardania” në Prizren. Ndërsa me këtë rast u paralajmrua se së shpejti do te fillojnë projekte edhe për lagjet tjera!