Banorët e fshatit Vlashnje të komunës së Prizrenit kanë shprehur ankesat e tyre lidhur me shtyllën elektrike, e cila është vendosur para dy javësh në këtë zonë, por që problemi me rrymën elektrike, me të cilin ballafaqohen prej vitesh, vazhdon t’i shqetësojë ende banorët e këtij fshati.
Ata kanë bërë të ditur se kanë më shumë se një ditë pa rrymë dhe rrezikojnë edhe 24 orë të tjera. Kjo për shkak se ankesat e tyre nuk janë marrë parasysh as nga KEDS, të cilët u kanë thënë që zgjidhja e kësaj çështje është përgjegjësi e vetë banorëve të fshatit./TVPrizreni/