Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Së fundmi, Vela ishte në qendër të kritikave pasi sugjeroi që presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe publicisti Fahri Musliu duhet ta bëjnë testin e ADN-së për të vërtetuar nëse kanë gjakun e njëjtë. Vela më pas fshiu postimin në X, të njohur si Twitter.