Faton Peci – këshilltar i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, pas deklaratave të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, se Osmani po bën shkelje dhe se sjellja e saj është kërcënim për zgjedhje.
Kandidati për deputet thotë se tashmë dihet se ambicia e sëmurë për ta marrë postin e presidentit ka bërë që Mustafa t’i polarizojë skajshmërisht partitë dhe ta shkatërroj një parti me traditë (LDK), vetëm për të qenë president.
Peci thotë se për fatin e mirë të Kosovës janë qytetarët ata që do të vendosin me votën e tyre se kush do të jetë president e kush kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
“Koha e skemave të manipulimit, diferencimit dhe marrjes së pozicioneve përmes devijimit të vullnetit qytetar tashmë ka marrë fund. Prandaj, mendimi juaj dhe pesha juaj politike për ta përcaktuar se kush do të jetë president dhe kryeministër i takon së kaluarës. E kuptoj ndjesinë tënde. Më mirë do të ishe ndi nën kryetarllëkun e ish-presidentit Thaçi, por ç’të bëjmë, nuk është më”.
Reagimi i plotë i Pecit:
Tashmë është e ditur se ambicia e sëmurë për ta marrë postin e presidentit ka bërë që z.Mustafa t’i polarizojë skajshmërisht partitë dhe ta shkatërroj një parti me traditë (LDK), vetëm për të qenë president.
Për fatin e mirë të Kosovës janë qytetarët ata që do të vendosin me votën e tyre se kush do të jetë president e kush kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Koha e skemave të manipulimit, diferencimit dhe marrjes së pozicioneve përmes devijimit të vullnetit qytetar tashmë ka marrë fund. Prandaj, mendimi juaj dhe pesha juaj politike për ta përcaktuar se kush do të jetë president dhe kryeministër i takon së kaluarës. E kuptoj ndjesinë tënde. Më mirë do të ishe ndi nën kryetarllëkun e ish-presidentit Thaçi, por ç’të bëjmë, nuk është më.
Sa për ta kthjelluar kujtesën tuaj, institucionin e presidencës e ka mbrojtur zonja Osmani, teksa ti ke synuar dhe ëndërron ta marrësh postin e presidentit me pazare politike.
Zonja Osmani e ka mbrojtur integritetin e një institucioni të pavarur për të cilin ju dhe të tjerët duan ta shkatërrojnë me themel.
Isë, ora politike të është ndalur. Kohë të tjera po vijnë. Kosova nuk është pazar dhe postet nuk janë në shitje. Zonja Osmani është përfaqësuese e denj në krye të shtetit. Ajo guxon, nuk ka dosje, ka vendosmëri e konsistencë. E ardhmja u takon vetëm atyre që kanë parime e guxojnë!