Përmes një njoftimi komuna e Prizrenit, ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut është anuluar koncerti për nder të Ditës së Flamurit.
“Të nderuar qytetarë, për shkak të motit me reshje të vazhdueshme shiu, anulohet koncerti i paraparë për nder të Ditës së Flamurit në Sheshin “Shatërvan”, në orën 19:00.
Koncerti do të mbahet disa ditë më vonë, bazuar në kushtet e favorshme atmosferike.
Andaj kërkohet mirëkuptim nga ana juaj, thuhet në fund të njoftimit.