- Reklama -

Mustafa: Osmani po abuzon me petkun e u.d së presidentes me sjellje rebele dhe për interesa partiake në VV

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Vjosa Osmani nuk e meriton që të jetë as edhe një orë më shumë në Presidencë.

Mustafa tha për Gazetën Express se Osmani me videoadresimin e saj të sotëm po e abuzon petkun e presidentes në detyrë me sjellje rebele dhe për interesa të saj të ngushta partiake në Vetëvendosje.

- Reklama -

Shefi i LDK-së e ka quajtur të turpshme që ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, t’i kërcënojë, sipas tij, institucionet e pavarura siç është KQZ-ja.

“Adresimi i tillë i znj. Vjosa Osmani flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit të presidentit. Nga u.d presidentja është pritur ta mbrojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura. Ajo petkun e u.d së presidentit po e abuzon me sjellje rebele dhe për interesa të saj të ngushta partiake në VV. Është e palejueshme dhe e turpshme që u.d presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë”.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur dje në mbledhjen e KQZ-së – ku nuk u certifikuan listat e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës – është e paprecendtë.

Ajo, përmes një videoadresimi në Facebook, deklaroi se ky zhvillim e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së.

Osmani ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa nëse ndodh një situatë si ajo e djeshmja ku, sipas saj, me KQZ-në është abuzuar për të shtyrë agjenda partiake.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort