Komuna e Prizrenit ka publikuar agjendën e kremtimit të festave të nëntorit të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren. Për nder të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe shfaqjes së parë publike të UÇK-së, janë organizuar aktivitetet si vijon:
26.11.2023
- Koncert festiv (ora – 19:00, vendi – Kino Lumbardhi)
27.11.2023
- Orë letrare (ora – 13:00, vendi – Biblioteka e Qytetit)
28.11.2023
- Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë (ora – 10:00)
- Përurimi i shtatores së heroit Agim Shala (ora – 11:00, vendi – rr. Remzi Ademaj përballë KK në Prizren)
- Koncert festiv (ora – 19:00, vendi – sheshi Shatërvan)
Ata kanë njoftuar gjithashtu se në sheshin kryesor të Tiranës do të mbahet paradë madhështore, ku do të parakalojnë shumë ansamble kulturore-artistike nga Prizreni dhe nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët./TVPrizreni/