Si pasojë e një mosmarrëveshje në tregun e kafshëve në Prizren, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një konflikt ku janë përdorur dhe armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin.
Ai ka deklaruar se njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimet për rastin.
Kurse, sipas informatave të deritanishme disa nga personat të përfshirë në konflikt po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.