Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë për nder të festiave të nëntorit, të premten me 24 nëntor do të organizojë manifestim fetar-kulturor.
Mysafir nderi i këtij manifestimi do të jetë, Rifat Jashari, pjestari i familjes e cila është bërë simbol i qëndresës mbarëshqiptare në krye me kryeheroin e UÇK-së Adem Jasharin.
Pjesë e ktij manifestimi do të jetë, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, kryetari komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, aktori i mirënjohur Basri Lushtaku dhe ilahisti, Egzon Ibrahimi, nën udhëheqjen e moderatores, Zejnepe Jakupi Bytyqi.
Ky manifestim do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Malishevë duke filluar nga ora 15:00, hyrja do të jetë falas për të dy gjinitë.