Karabinierët kanë kryer një operacion të madh antidrogë midis Ligurias, Sardenjës, Romagnas, Msrche dhe Abruzzos.
Në kuadër të këtij operacioni është goditur një bandë italo-shqiptare, e dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës.
Janë dhënë gjithsej 40 masa sigurie, 22 prej të cilave janë “arrest me burg”.
Operacioni filloi në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, 20 nëntor.
Në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant’Elena që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainë.
I njëjti person, sipas hetuesve, ka koordinuar dy grupe të tjera kriminale, një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafik droge në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari.
Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha droge.
Operacioni, nisur nga rrjeti i njohjeve mes anëtarëve, u quajt “Familja dhe Miqtë”.
Mediet italiane nuk kanë dhënë ende detaje për personat e arrestuar.