- Reklama -

Nga Serbia tek Italia, njihuni me përballjet e mundshme të Kuqezinjve në Euro 2024

Në dy sfidat e fundit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, me të drejtë Shqipëria nuk bën llogari, por zbret në fushë për të marrë pikët e plota.

Kuqezinjtë synojnë një rekord historik, kërkojnë të kapin 19 pikë, për të thyer rekordin e Edy Rejas në një fushatë kualifikuese (18).

- Reklama -

Më shumë se sa për këtë rekord, Sylvinho dhe stafi i tij bëjnë llogari në lidhje me të ardhmen, në çfarë pozitash do të shkojnë në shortin e 2 dhjetorit.

Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Shqipëria do të pozicionohet në vazo e dytë, së bashku me përfaqësuese si Hungaria, Danimarka, Turqia, Zvicra dhe Australia.

Me asnjë nga këto kombëtare Shqipëria nuk mund të përballet, shkruan Balkanweb.

Në vazon e parë, janë përfaqësueset “big” si Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Spanja.

Në këtë pikë është e pashmangshme një përfaqësuese e madhe, është shumë e vështirë të zgjedhësh dikë, mbase Seferi e ka një preference teksa kërkon organizatorët.

Në vazon e tretë, janë përfaqësuese si Skocia, Holanda, Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe Republika Çeke.

Sigurisht këtu është më e lehtë për të shprehur dëshira, Çekia do të ishte e para, gjithnjë nëse ia dalin të kualifikohen.

Në vazon e katërt, shortin e ndërlikon shumë prezenca e Italisë, do të ishte një fat i keq nëse “peshkojmë” azzurrët.

Në këtë vazo gjejmë edhe ekipi si Sllovakia dhe Rumania.

Për momentin ky është projeksioni i vazove, por situata mund të ndryshojë deri në fund.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Trepça – Bashkimi

Në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, po...

S’ndalet Bashkimi, pritet të përforcohet edhe me një lojtar të huaj

Skuadra e Bashkimit shumë shpejtë mund të sjellë një...

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses...

“Shqiponjat fluturojnë përsëri” – Bad News Eagles konfirmojnë rikthimin

Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e...

Nxënësit e QK “11 Marsi” shpallen kampionë republikanë në Ping Pong

Me një paraqitje të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort